Sulmohet reperi që rrahu Feron

Sulmohet reperi që rrahu Feron

Është sulmuar sot reperi 20-vjeçar nga Prishtina, Ligrit Uka, i cili bashkë me disa persona të tjerë kishte sulmuar fizikisht reperin nga Gjilani, Feronit Shabani.

Uka është sulmuar sot rreth orës 12:00 nga disa persona ende të panjohur për Policinë e Kosovës. Sulmi ka ndodhur në rrugën “Isa Boletini” të kryeqytetit.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Policia po ashtu ka thënë se reperi 20-vjeçar ka pranuar sot trajtim mjekësor pas lëndimeve të lehta trupore që ka marrë nga sulmi.

Gazeta Online Insajderi pati publikuar një video ekskluzive të rrahjes së Feros në Prishtinë. Videoja dëshmon se Fero u sulmua nga katër persona, të cilët e gjuanin atë me shqelma dhe grushte.

Sulmi pati ndodhur në muajin mars të këtij viti, gjatë mesnatës kur Fero po dilte nga kinemaja në një prej qendrave të njohura tregtare të kryqytetit.

Klikoni këtu për të parë videon: 

https://video.gjirafa.com/insajderi?video=ekskluzive-rrahja-dhe-kercenimi-ndaj-reperit-fero