Sulmoi gruan e tij – suspendohet nga puna mësimdhënësi nga Mitrovica

Sulmoi gruan e tij – suspendohet nga puna mësimdhënësi nga Mitrovica

Mësimdhënësi i cili kishte sulmuar gruan e tij dhe një mësimdhënësi në një shkollë të Mitrovicës, është suspenduar, njofton Insajderi.

Kështu bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri dhe drejtori i Arsimit në Mitrovicë, Egzon Jashari, të cilët përmes një komunikate për media e njoftuar vendimin për suspendim të këtij mësimdhënësi.

Në këtë kumtesë të lëshuar nga Bahtiri dhe Jashari thuhet ky rast ka qenë shqetësues .

“Pas marrjes së njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, lidhur me rastin e sulmit të mësimdhënësit (F.R.) ndaj bashkëshortes së tij (Q.R.) njëkohësisht të dy mësimdhënës në Komunën e Mitrovicës, Kryetari Agim Bahtiri, në koordinim me drejtorin e DKA-së, Egzon Jashari, kanë marrë vendim për suspendim nga marrëdhënia e punës të të dyshuarit (F.R.) për aktin e kryer”, njofton komuna e Mitrovicës.

“Çdo akt i dhunshëm duhet të trajtohet urgjentisht nga organet e rendit dhe ligjit, si dhe personave të tillë t’u shqiptohet dënimi i merituar. Ne nuk do të lejojmë asnjëherë që mësimdhënësit të cilët shprehin dhunë të jenë pjesë e institucioneve arsimore në komunën tonë”, shtoi kryetari Bahtiri. /Insajderi.com