Një person në Gjilan ka sulmuar xhaxhain e tij, njofton Insajderi.
Ai u arrestua pas sulmit fizik që ushtroi mbi familjarin, thuhet në raportin njëzetekatër orësh të Policisë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi ka pësuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com