Është shoqëruar drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Luan Hoti, shkruan Insajderi.
Kjo gjë është bërë e ditur përmes një komunikate për medie dërguar nga Stacioni i Autobusëve.
“Arsyet e arrestimit të drejtorit janë: sjellja arrogante dhe sulmi ndaj disa punëtorëve”, thuhet në komunikatë.
Sipas tyre, Luan Hoti tani gjendet në stacionin policor jugu në Prishtinë.
Insajderi, ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, mirëpo për momentin nuk ka ndonjë informacion./ Insajderi.com