Sulmon zyrtarët policorë, arrestohet

Sulmon zyrtarët policorë, arrestohet

Një person në Suharekë është arrestuar pasi ka sulmuar dy zyrtarë policorë.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:35.

Policia e Kosovës, ka raportuar se qytetari nën ndikimin e alkoolit, nuk i ka zbatuar urdhërat  e policisë.

Më pas i sulmoi policët të cilët morën trajtim mjekësor.

Ndërsa, agresori është ndaluar për gjashtë orë.

Rasti po vazhdo të hetohet edhe më tutje. /Insajderi.com