Sulmuan fizikisht infermierin në Prizren, arrestohen dy persona

Sulmuan fizikisht infermierin në Prizren, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht punëtorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash të Prizrenit, shkruan Insajderi.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 07:35, ku punëtori ka pësuar lëndime trupore.

Siç thuhet në raport, dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar  (punëtorë në QKMF) të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore . Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Insajderi.com