fbpx

Sulmuesi nëpër xhami në Zelandë të re pretendon se nuk është fajtor

Australiani Brenton Tarrant (28), i akuzuar se në sulmet nëpër xhami në Zelandë të re në pranverë ka vrarë 51 persona, është deklaruar para gjykatës se nuk është fajtor për terrorizëm, vrasje dhe vrasje në tentativë. Gjykatësi pas dëgjimit, ka caktuar që gjykimi të fillojë pas një viti, në maj 2020.

Sulmuesi nëpër xhami në Zelandë të re pretendon se nuk është fajtor

Tarrant në seancë ka marrë pjesë nëpërmes të video-linkut nga burgu në Oukland, dhe buzëqeshte derisa avokati i tij jepte deklaratë. Australiani është akuzuar sipas 51 pikave për vrasje, 40 pikave për vrasje në tentativë dhe një pikë për terrorizëm në lidhje me qëllim me armë më 15 mars.

Gjykatësi ka caktuar që gjykimi gjashtë javor të fillojë më 4 maj 2020.

Tarrant do të mbetet në paraburgim së paku deri në dëgjimin e ardhshëm në gusht.

Në sulmin e 15 marsit, gjatë faljes në xhaminë Al-Nur janë vrarë 42 persona derisa në xhaminë Linvud janë vrarë edhe shtatë të tjerë. Më pas dy persona kanë ndërruar jetë prej plagëve të marra.

Sulmuesi e ka transmetuar drejtpërdrejt sulmin në Facebook. Tarrant para sulmit e ka publikuar një manifest 74 faqesh në të cilin ka paraqitur pikëpamjen për “superioritetin e të bardhëve” dhe planin për sulme nëpër xhami./Insajderi.com.