Personi i cili vrau të dielën 26 persona në një kishë në Teksas, ishte arratisur nga një klinikë e shëndetit mendor në vitin 2012, thuhet në një raport policor, transmeton Klan Kosova.
Zyrtarët e El Paso që arrestuan Devin Kelley pesë vjet më parë thanë se ai përbënte “rrezik për veten dhe të tjerët”.
Kelley ishte dërguar në spital për sulm ndaj ish-gruas së tij.
Po ashtu në raportin policor thuhet se ai ishte duke u përpjekur të kryejë kërcënime me vdekje kundër ish-zinxhirit të tij komandues ushtarak, të cilët i akuzonte për përjashtimin e tij nga Forcat Ajrore të SHBA-ve.
Zyrtarët policor po ashtu thonë, se akuza e sulmit duhet ta kishte ndaluar ligjërisht atë nga zotërimi i armëve.