Ekipet e mëdha angleze si Manchester United e Chelsea do të përballen sot mes veti. Pos tyre Liverpool, Manchester City luajnë ndeshjet e radhës.
Super derbi në mes Manchester Unitedit e Chelsea zhvillohet nga ora 18:30, një ndeshje që pritet të jetë interesante.
Nga ora 13:30, skuadra e Pep Guardiolas, do të luajë si mysafire e West Ham United.
Ndërsa Liverpooli luan si vendas kundër Sheffield United.
Përpos këtyre ndeshjeve në ora 16:00 zhvillohet edhe takii në mes Fullhamit dhe Crystal Palace. /Insajderi.com