Super formacioni i Interit me transferimet e janarit [Foto]

Super formacioni i Interit me transferimet e janarit [Foto]

Blerjet në afatin kalimtar të janarit kanë qenë të goditura te Interi, të paktën në letër.

Zikaltrit kanë nënshkruar me tre futbollistë mjaft të talentuar. Si për ironi, të 3 blerjet e bëra gjatë kësaj dritareje kanë ardhur nga kampionati anglez i futbollit, konkretisht, Young nga Manchester United, Victor Moses nga Chelsea dhe së fundmi, Christian Eriksen nga Tottenham.

Në fakt vetëm ky i fundit do të jetë edhe për 5 vite në Milano, me dy të tjerët që kanë firmosur për 6 muaj, me Moses që mund të blihet edhe përfundimisht.

Këto përforcime pritet të ndryshojnë edhe mënyrën se si do të luajë Interi.

Antonio Conte mendohet se do i besojë të 3 futbollistëve një fanellë titullari dhe në skemën 3-5-2 do të rreshtohen kështu.