Supermarketi që shet “shampon për tru”

Supermarketi që shet “shampon për tru”

Një shampo i veçantë është duke u shitur në njërin prej supermarketeve në kryeqytet, shampo për “tru” – mendje.

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një foto ku shihet se në njëri prej supermarketeve në Prishtinë ka bërë një aksion në disa produkte të caktuara.

Në njërin prej produkteve i cili është një shampo, në fletushkën e aksionit shkruan: “Aksion për flokë dhe tru” me çmim të aksionit 1.99 cent.

Si duket ky është një gabim teknik pasi që është menduar të shkruhet për “trup”.

Nuk është hera e parë që marketet kosovare bëjnë gabime të tilla. /Insajderi.com