‘Supermeni’ që tmerroi turistët: Osama bin Laden ka pasur më pak vëmendje mediatike se unë

‘Supermeni’ që tmerroi turistët: Osama bin Laden ka pasur më pak vëmendje mediatike se unë

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën arrest me burgim për Mihal Kokëdhimën, pronari i lokalit në Porto Palermo ku ndodhi incidenti i rëndë më turistët spanjollë. Avokati mbrojtës i tij kërkoi një masë më të lehtë, duke pretenduar se Kokëdhima nuk ka kryer vepër penale. 

Sipas tij nga Kokëdhima janë kryer vetëm kundravajte penale dhe jo vepra penale. Për këtë arsye sipas tij duhet që klienti i tij të dënohet me gjobë dhe jo burgim.

Klienti im nuk ka rrezikshmëri shoqërore, dhe nuk mund të mbahet në burg për një shkatërrim prone, sepse demtoi një makinë. Ai është i gatshem të paguajë gjobën sado që të jetë për shkatërrimin e pronës, por jo që të burgoset. Pasi dhe në momentin e sulmit, Kokëdhima nuk ka pasur asnjë armë të ftohtë, madje ka edhe provat që tregojnë se në momentin e sulmit ka pasur në dorë vetëm celularin, asgjë tjetër”.

Kurse Kokëdhima ka deklaruar para gjykatëses se nuk ka sulmuar askënd.

Nuk kam bërë asnjë gjë ti sulmoja ata.U mundova ti ndaloja. Ata nisen makinën dhe desh me shtypën. Ju luta gjithe rrugës të ndalonin dhe nuk ndaluan.Kur ndaluan zbrita nga makina dhe shkova vetë dhe lajmërova policinë”.

I pranishëm në sallën e gjyqit, Kokëdhima nuk ka kursyer ironinë ndaj medias, duke deklaruar se kaq vëmendje mediatike nuk ka pasur as në ShBA me arrestimin e Osama bin Laden.

Njëri prej avokatëve të tij ka deklaruar pas tij se çështja e tij ka marrë tashmë edhe vëmendjen e kryeministrit.

Kaq interes mediatik nuk ka marrë as çështja e Osama bin Ladenit në ShBA, Kryeministri harron që un e kam mik atë”.

Në video e publikuar dje, Mihal Kokëdhima duket në pjesën e parme të makinës dhe godet me grusht dhe me telefon xhamin e parme derisa e thyen.

Brenda në makinë është familja e turistëve spanjollë, 5 anëtarë, shoferi dhe shoqëruesi shqiptar. Nga videoja duket që turistët janë tepër të frikësuar. Nga Porto Palermo ata nisen drejt rajonit të policisë në Sarandë.