Supremja kthen në rigjykim rastin e Pjetër Nrecajt, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas dhe vajzës

Supremja kthen në rigjykim rastin e Pjetër Nrecajt, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas dhe vajzës

Gjykata Supreme e Kosovës, ka marrë vendim që rasti i Pjetër Nrecaj i dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij, të kthehet në rigjykim.

“Në seancën e kolegjit, të mbajtur më 16 maj 2019, ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit P.N., dhe ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit dhe çështjen ia ka kthyer gjykatës së shkallës së parë, në rivendosje”, thuhet në komunikatën e Supremes.

Më tëj në komunikatë thuhet se ndaj Nrecajt është vazhduar paraburgimi.

Sipas sqarimit të gjykatës, Nrecaj e kishte pranuar fajësinë për vrasjen e ish-bashkëshortes por jo edhe të vajzës së tij, andaj sipas tyre është gjetur se pranimi i fajsisë është në kundërtim me aktgjykimin e gjykatës themelore.

“Gjykata Supreme, pasi ka shqyrtuar të gjitha shkresat e kësaj çështjeje juridiko-penale, bazuar në faqen e tretë të procesverbalit të shqyrtimit fillestar, ka gjetur se pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit është në kundërshtim të plotë me dispozitivin e aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, pasi që akuzohet se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, e cila kryhet në rastet kur me dashje kryhen dy apo më shumë vrasje, kurse deklarimi i tij është vetëm përkitazi me vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, ashtu që i akuzuari pas leximit të aktakuzës dhe pas konsultimit me mbrojtësin e tij, kishte deklaruar se: “E pranoj fajësinë për vrasjen e ish gruas time, mirëpo vajzën e kam vra aksidentalisht”.

Në këto rrethana sipas Supremes, aktgjykimi i shkallës së parë është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se gjykata e shkallës së dytë, në pranimin e këtyre defekteve, në procedurën e pranimit të fajësisë.

“Gjykata e Shkallës së dytë ka qenë e detyruar që aktgjykimin ta shqyrtojë dhe ta anulojë atë, e jo të kalojë mbi këtë shkelje, e cila është e pranishme dhe që kushtëzon cilësimin juridik, ngase mund të bëhet fjalë për vrasje të rëndë nga neni 179 par.1 nënp.1.11.të KPK-ës, vetëm nëse dy e më shumë vrasje janë kryer me dashje”, thuhet më tej.

“Me kthimin e çështjes në rivendosje, sipas Gjykatës Supreme, gjykata e shkallës së parë, në aspektin formal, duhet të nisë nga shqyrtimi fillestar, mirëpo të mos e pranoi fajësinë në rrethana të një deklarimi të ngjashëm nga ana e të akuzuarit në raport me vrasjen e vajzës së tij, por çështja të kalojë në shqyrtim gjyqësor, për të sqaruar rrethanat e vrasjes në aspektin subjektiv-forma e fajit, e pastaj të marr një vendim të drejtë dhe të ligjshëm në këtë çështje penalo-juridike”, thuhet në komunikatën e Supremes.