Surroi: Hashim Thaçi e kishte uzurpuar dialogun

Surroi: Hashim Thaçi e kishte uzurpuar dialogun

Publicisti, Veton Surroi, ka thënë të martën se “Hashim Thaçi e kishte uzurpuar dialogun”, njofton Insajderi.

I emëruari si këshilltar i ekipit negociator nga Qeveria Kurti, deklaroi në Rubikon se “Lëvizja Vetëvendosje kishte të drejtë kur kundërshtonte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

“Po të kishte pasur një konsensus dhe një përpjekje për gjithëpërfshirje, Kosova nuk do të nënshkruante në vitin 2013 marrëveshjen për Asociacion. Do të kishte njerëz me përvojë që do ta shikonin ndryshe këtë punë. Dhe në vitin 2015 s’do të kishte marrëveshje të nënshkruar që u pa se ishte e dëmshme”, tha ai.

“Këto të këqija”, sipas tij erdhën nga Hashim Thaçi, që prej prizmi i Surroit ish-presidenti i ka shkaktuar “dëme të mëdha” procesit të bisedimeve me Serbinë.

Thaçi e Surroi, ishin në të njëjtën linjë dikur – në Rambujesë, kur nënshkruan atë marrëveshje me çka pasuan bombardimet e NATO-s.

Tash, për një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, gjithnjë e më të kërkuar nga faktori ndërkombëtar, pjesë e atij ekipi do të jetë Veton Surroi. /Insajderi.com