Surroi me sugjerime për Qeverinë rreth vaksinës anti-COVID

Surroi me sugjerime për Qeverinë rreth vaksinës anti-COVID

Publicisti, Veton Surroi, i ka dhënë disa sugjerime Qeverisë së Kosovës për ta luftuar COVID-19.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që të mos varet nga ndihmat ndërkombëtare, por të ndajë mjete për të vlerë vaksinën anti-COVID në momentin që gjendet në treg.

Po ashtu ai tha se “me udhëzim të profesionistëve të shëndetit publik të përcaktojë metodologjinë dhe afatin për hartimin e listës së qytetarëve të Kosovës që do ta marrin atë pjesë të vaksinave”.

Surroi kërkoi që të jetë e qartë kush do të jenë të parët që do të marrin vaksinën, duke iu referuar personalit mjekësor. /Insajderi.com

Postimi i plotë:

“NJË SUGJERIM QEVERISË SË KOSOVËS PËR TRAJTIM URGJENT:

  • të ndajë nga mjetet ekzistuese buxhetore shumën e parave për blerjen e vaksinave anti-Covid PËR TË GJITHË qytetarët e Kosovës. Me këtë do të tregojë se vendi nuk pret të dalë nga pandemia duke u mbështetur vetëm në ndihma ndërkombëtare.
  • Që me udhëzim të profesionistëve të shëndetit publik të përcaktojë metodologjinë dhe afatin për hartimin e listës së qytetarëve të Kosovës që do ta marrin atë pjesë të vaksinave që do t’i sigurojë në formë solidare Bashkimi Evropian e që do të arrijnë të parat (20 për qind, sipas gjendjes së tanishme). Me këtë do të fillojë përgatitja për një fazë e vaksinimit që mund të vijë fare lehtë brenda dy muajsh e ajo nuk mund ta gjejë vendin të papërgatitur, siç i ndodhë zakonisht.
  • Që lista e marrësve të parë të vaksinës të jetë e qartë dhe transparente dhe që në të të përfshihet personeli mjekësor , të punësuarit në arsim, policia, personeli i sektoreve të tjera të emergjencës e sigurisë. Provimi do të kalohet nëse në muajin dhjetor paralajmërohen nëpërmjet të telefonit, emailit apo me letër të gjithë ata qytetarë nga kjo listë e parë e marrësve të vaksinës për vendin dhe kohën e përafërt kur pritet ta marrin vaksinën”, ka shkruar Surroi.