NBA ka lajmëruar që do të suspendojnë sezonin deri në një lajmërim të radhës pas ndeshjeve të së mërkurës në mbrëmje.
Shkaku është pandemia e koronavirusit.
Vendimi vjen pasi që një lojtar i Utah Jazz është testuar pozitiv me covid-19 para ndeshjes me skuadrën e Oklahoma City Thunder.
Në njoftimin nga liga më e fortë në botë thuhej se deri në një vendim të rradhës, të gjitha takimet do të suspendohen.