Suspendohet për dy vjet atleti kampion i botës

Suspendohet për dy vjet atleti kampion i botës

Kampioni i botës në 100 metra sprint në atletikë amerikani Christian Coleman, është suspenduar për dy vjet nga garat e atletikës, pasi ka dështuar të paraqitet në tri testime për doping, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Amerikani 24-vjeçar, që është i suspenduar nga 14 maji i vitit 2020, do të humbasë kështu Lojërat Olimpike në Tokio vitin e ardhshëm.

Coleman ka fituar të artën në 100 metra në Botërorin në Doha në vitin 2019 dhe ai është rekordmen i botës në 60 metra sprint në palestër.

Coleman ka 30 ditë afat për të apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS) kundër vendimit të Njësitit të Atletikës për Integritetit (AIU).

Coleman në Doha kishte fituar edhe të artën me stafetën 4×100 e SHBA-së. Ai ishte suspenduar përkohësisht në qeshor pasi humbi testin e tretë të dopingut në dhjetor të vitit 2019. Humbja e tri testimeve të dopingut brenda një viti rezulton me suspendim automatik prej dy vjetëve dhe një vendim i tillë është shumë vështirë I ktheshëm.

Suspendimi i tij, është një hendikep i madh për Amerikën, e cila llogariste në atletin më të mirë të tyre./Insajderi.com.