fbpx

Suveniret e Tiranës

Suveniret e Tiranës

Pas përfundimit të konkursit, tashmë Tirana do të ketë suveniret dhe produktet turistike përfaqësuese për qytetin, përveç heroit kombëtar Skënderbeu dhe shenjtores Nënë Tereza.

Por cilat janë disa nga suveniret më të bukura të cilat do të shërbejnë edhe si simbol i identitetit të Tiranës për turistët anekënd botës?

Këto produkte janë suvenire artizanale të prodhuara sipas metodave tradicionale, por sigurisht që ka edhe element të dizajnit modern që ndërthuren me motivet tradicionale.

Një prej produkteve të veçanta që do të shërbejnë si suvenir është një shishe e dizenjuar në formën e një valltareje tradicionale.

Pjesa e ngjyrosjes dhe e dekorimit është tërësisht artizanale, duke bërë kësisoj që ky suvenir të bartë një pjesë shpirti nga dekoruesi i tij e të gëzojë të gjithë cilësisë e në punimi artizanal në shkallën më sipërore.

Por krahas suvenireve artizanale dhe që përfaqësojnë më së miri traditën e kryeqytetit, janë edhe produktet krejtësisht inovative që ndoshta mund të mos frymëzohen nga tradita, por që arrijnë të mbërthejnë thelbin e të jetuarit në Tiranën bashkëkohore duke u kthyer në simbol të identitet të saj.

Një sferë druri ose plastike e cila gjatë lëvizjes së saj shfaq imazhe të ndryshme të qytetit të Tiranës dhe të monumenteve kryesore është një nga punimet që pritet të tërheqë mjaft turistët.

Nuk mund të mungonin për turistët edhe bluzat, ku në të janë të stampuar figurat më të rëndësishme të kombit tonë, si Skënderbeu, Ismail Qemali, Isa Boletini, etj, apo figura të cilat përcjellin mesazhe të ndryshme duke i bërë ato mjaft të veçanta. Ndiqni galerinë e fotove. /TopChannel