Sveçla flet pas takimit mes Konjufcës dhe Hazirit, jep një mesazh

Sveçla flet pas takimit mes Konjufcës dhe Hazirit, jep një mesazh

Zyrtari i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Lëvizja nuk do të veprojë kundër vullnetit të aktivistëve të saj në raport me koalicionin potencial me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një shkrim të publikuar në Facebook, pas takimit të Glauk Konjufcës së VV-së dhe Lutfi Hazirit të LDK-së, Sveçla ka deklaruar se gjithçka është më e lehtë për partinë e udhëhequr nga Albin Kurti kur dëgjohet vullneti i aktivistëve të saj.

“Lëvizja Vetëvendosje! asnjëherë, në asnjë rrethanë, nuk bënë diçka që është në kundërshtim me vullnetin e aktivistëve dhe përkrahësve të vet. Gjithçka është më lehtë tani më kur dëshirat e anëtareve të Vetëvendosjes janë kërkesa të popullit të Kosovës”, ka deklaruar Sveçla. /Insajderi.com