Sveçla flet për kasafortën në MPB dhe “dhomën e përgjimeve” në Telekom

Sveçla flet për kasafortën në MPB dhe “dhomën e përgjimeve” në Telekom

Ish ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për atë që ishte quajtur skandal nga ministri aktual Punëve të Brendshme, Agim Veliu, lidhur me hapjen e një kasafortë në MPB që përmbante dekomunte sekrete apo të klafisikuara, njofton Insajderi.

Sveçla për televizionin publik ka thënë se “ato janë broçkulla dhe nuk e di nga cila mendje dolën, edhe pse e tha Veliu”.

“Nuk ka asgjë të vërtetë aty. Situata është plotësisht e ndryshme, por ata duke mos pasur çfarë të thonë e kanë shpikur atë. Kur unë fillova detyrën si ushtrues detyre i ministrit, ishin dy kasaforta, njëra me dy çelësa dhe kur u hap ajo nuk kishte asgjë brenda, asnjë dokument”.

Sipas tij, edhe kasaforta e dytë nuk kishte asgjë brenda.

“Logjika thoshte se duhet të ketë një arkiv që arkivohen dokumentet e klasifikuara. Dhe që nga ai moment kemi filluar të paracaktojmë praktikat ligjore të dokumenteve të klasifikuara. Pas daljes nga ministria, kombinimin e numrave të kasafortës ia kemi përcjellë sekretarit të ministrisë”, ka thënë ai.

Sveçla është pyetur edhe për të ashtuquajturën dhomë e përgjimeve në Telekomin e Kosovë ku ishte raportuar për ndërhyrjen e tij, të ish kryeministrit Albin Kurti dhe të ish zëvendëskryeministrit, Haki Abazi.

“Nuk ekziston dhoma e përgjimeve në Telekom. E ka ditur edhe presidenti dhe ai ka shpif se unë bashkë me kryeministrin Kurti për tri ditë radhazi kemi qenë në përgjime. Është budallallëk”, ka thënë Sveçla./Insajderi.com