Sveçla: Në Uashington Kosova doli humbëse

Sveçla: Në Uashington Kosova doli humbëse

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka lëshuar një sërë kritikash ndaj Qeverisë Hoti lidhur me Marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, Insajderi.

Duke e quajtur kryeministrin Avdullah Hoti “kryeministër jolegjitim”, Sveçla tha se Marrëveshja nuk kishte fare të bëjë me Serbinë sepse Kosova nuk përfitoi në asnjë pikë.

Se Albin Kurti dhe individë tjerë kanë kritikuar SHBA-në, Sveçla tha se “është e pavërtetë, edhe pse së fundmi edhe i dërguari Special i SHBA-së për dialogun me Serbinë, Richard Grenell, e quajti anti-amerikan Kurtin”.

Në KTV, Sveçla ka theksuar se “Kosova, nuk duhet asnjëherë të bëhet subjekt i përfitimeve të palëve të ndryshme në SHBA”.

“Në çdo moment kur ne bëhemi palë e luftës së brendshme elektorale atje, dëmtohemi”.

Tutje Sveçla theksoi se “nga Marrëveshja në Uashington, Kosova nuk ka përfituar asgjë”.

Më pas njohjen nga Izraeli, Sveçla e quajti si të parëndësishme kur bëhet fjalë për një Marrëveshje me Serbinë./Insajderi.com