Sveçla: Policët që do të pensinohen para kohe, do të marrrin 60 për qind të pagës

Sveçla: Policët që do të pensinohen para kohe, do të marrrin 60 për qind të pagës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se policët që do të pensionohen parakohshëm do të marrin 60 për qind të pagës si pension.

Ky veprim do të ndërmerret, pasi Policia e Kosovës është më e vjetra në rajon, njofton Insajderi.

Mosha e pensionimit të parakohshëm është 55 vjeç, që sipas ministrit Sveçla, dy mijë policisë do të pensionohen parakohshëm.

“Një zyrtar policor i cili mbush 55 vjet kalon në pensionim të parakohshëm llogaritet diku rreth 60% të rrogës e merr si pension”, tha ai në Kallxo Përnime.

Policia e Kosovës është nën menaxhimin e Minsitrisë së Punëve të Brendshme. /Insajderi.com