Sveçla: Thaçi duhet të kontrollohet nga KFOR-i nëse ka marrë helme nervore nga Putini

Sveçla: Thaçi duhet të kontrollohet nga KFOR-i nëse ka marrë helme nervore nga Putini

Deputeti i Lëvisjes Vetëvendosje Xhelal Sveçla ka ironizuar pas takimit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me presidentin rus, Vladimir Putin.

Përmes një shkrimi në Facebook, Sveçla, ka thënë se ai është dashur të kontrollohet nga KFOR-i e Policia e Kosovës kur është kthyer në Kosovë, në rast se ka me vete helme nervore, për çka njihen agjentët rusë.

Sipas Sveçlës, këto lloje helmesh Thaçi mund t’i ketë marrë nga Putini për t’i eliminuar opozitarët e Vetëvendosjes dhe gazetarët kritikë të tij.

“Policia e Kosovës dhe KFOR-in është dashur që porsa u kthye Thaçi në Kosovë ta ndalonin në aeroport dhe ta bastisin. Sepse, ka mundësi të ketë ndonjë epruvetë me vete me plutonium a novichok a helme të ndryshme nervore, që ia ka dhënë Putini për t’i eliminuar opozitarët e VETËVENDOSJE!-s dhe gazetarët kritikë”.

“Prej Putinit, Vuçiqit e tash edhe Hashës asgjë të mirë vendi jonë nuk pret”, shkruan Sveçla.