Syla i reagon Gashit: Nëse ka njerëz të ndershëm e patriot në VV, duhet të distancohen nga ky monstrum

Syla i reagon Gashit: Nëse ka njerëz të ndershëm e patriot në VV, duhet të distancohen nga ky monstrum

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka reaguar pas deklaratës së Shkëlzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime ndaj 1000 serbëve në Kosovë.

Syla ka deklaruar që këto deklarata janë të pafalshme dhe nuk tolerohen.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Familjarë dhe shokë të dëshmorëve. Invalid dhe ju që nuk kursyet asgjë për lirinë e vendit.

Në kohën kur ende plagët e luftës na kullojnë gjak; kur ende presim të pagjeturit; kur na qanë zemra për motrat tona të dhunuara; kur ende përballemi me agresion nga Serbia, Qeveria përmes puthadorëve të tij po na faturon krimet e luftës, akuza këto që vazhdimisht na ka bërë Serbia.

Në paçtë një njeri të ndershëm e patriot në VV, duhet të distancohen nga ky monstrum.

Përndryshe, ky është sulm direkt ndaj vlerave të UÇK-së, familjarëve të dëshmorëve, veteranëve të luftës, grave të dhunuara dhe luftës së UÇK-së.

Kjo është e pafalshme. Kjo nuk tolerohet.