Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ia ka kujtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, deklaratën e tij kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj pati dhënë dorëheqje në vitin e kaluar.
Syla, duke iu drejtuar Kurtit, ka thënë se “në atë ditë kritike, shpërtheve me akuza e shpifje, ashtu siç di ti”.
Syla ka thënë se sot ai po e kursen Kurtin nga një qasje e tillë, teksa ka kërkuar edhe nga elektorati i AAK-së që të bëj një gjë të tillë, një ditë pas shkarkimit të Kurti.
Reagimi i plotë i Sylës:
I nderuar Kryeministër në detyrë z. Albin Kurti.
Kjo është deklarata juaj në ditën kur dha dorëheqjen Ramush Haradinaj.
Ai për të tretën herë u ftua nga Haga, lajm të cilit Serbia iu gëzua më së shumti, e besa as ti nuk arrite ta fshehësh gëzimin tënd.
Në atë ditë kritike, shpërtheve me akuza e shpifje, ashtu siç di ti.
Megjithatë, unë po të kursej, në këtë ditë jo të mirë për ty.
Ftoj edhe elektoratin e AAK-së, që të përmbahen nga deklarimet ndaj teje.
Ky është dallimi Albin, mes meje e teje, ky është dallimi mes neve dhe juve.
Uroj që ti dhe familja juaj të keni jetë të gjatë e të lumtur, e ta kalojmë si popull këtë pandemi, pa komplikime shëndetësore.