Hoxha: Nuk kam informata nëse është lejuar hetim ndërkombëtar për Deharin

Hoxha: Nuk kam informata nëse është lejuar hetim ndërkombëtar për Deharin

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, ka thënë se nuk ka asnjë informacion nëse Shteti i Kosovës ka lejuar hetim ndërkombëtar lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.

 

“Jo nuk kam asi informacionesh”, ka thënë Hoxha të shtunën, për Gazetën Express.

Analisti Halil Matoshi, përmes një njoftimi në FB, ka thënë se Shteti i Kosovës ka lejuar një shtet evropian të bëjë hetimet e pavarura lidhur me vdekjen e Astrit Deharit. As Avokati Tomë Gashi nuk ka konfirmuar diçka të tillë.

Sidoqoftë, kryeprokurori që është marrë me hetimin e rastit të Astrit Deharit ka treguar se nuk ka asgjë të re lidhure me këtë rast, përpos çfarë ka thënë në konferencë për media, ditën kur ka marrë raportin e autopsisë.

Raporti i Autopsisë ka konstatuar se Astrit Dehari kishte vdekur nga mungesa e frymëmarrjes së vetshkaktuar. /Insajderi.com