fbpx

Sylë Tahirsylaj tregon për motin në ditët e ardhshme

Sylë Tahirsylaj tregon për motin në ditët e ardhshme

Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka treguar se çfarë moti do të mbajë ditëve në vazhdim mbi vendin tonë.

“Temperaturat janë më të rritura se sa vitin e kaluar, por ka edhe reshje lokale shiu, para dy ditësh kishte edhe reshje breshëri në disa lokalitete, ku ka pasur edhe dëme në rajon e Pejës. Gjatë gjithë javës do të ketë mot të mirë, temperaturat minimale do të jenë 17 gradë celsius kurse maksimalja do të shkojë deri në 34 gradë celsius”, ka thënë ai për telegrafin.

Tahirsylaj tha se është një situatë e mirë sa i përket temperaturave, për arsye se në muajin e kaluar ka pasur reshje të shumta shiut, të cilat iu ndihmojnë mbjelljeve.

Stina e pranverës ka filluar me 21 mars, por që në fillim të hyrjes së kësaj stine temperaturat ishin shumë të ulëta të shoqëruara me reshje të shumta shiu./