“Syri i Popullit” haptazi shpaloste planin për atentate – pse nuk u parandalua?

“Syri i Popullit” haptazi shpaloste planin për atentate – pse nuk u parandalua?

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari i parë “Patriotë të çmendur”- pjesa e parë.

Në këtë dokumentar zbulohen edhe detaje interesante për atentatin e parë të organizatës terroriste “Syri i popullit” dhe veprimet e tjera të kësaj organizate.

Nga minuta 37:00 e tutje zbulohen pamje ekskluzive nga kuvendi i Lëvizës për Ribashkimin Kombëtar që ishte kamuflazhi i “Syrit të Popullit”  e ku Murat Jashari shpaloste haptazi planet e “Syrit të Popullit” se si do të kryheshin atentatet. Por, çuditërisht fjalimi i tij merret si normal.

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi për herë të parë do të zbulohet edhe se kush qëndron prapa kësaj organizate, se si u krye atentati i parë, se si u kap atentatori dhe se sa kohë para kësaj shteti e dinte për këtë organizatë.

Në pjesën e parë ekskluzivisht, AzemVllasi rrëfen çdo moment të rastit ku ai për pak u vra në një atentat dhe Prokurori Sylë Hoxha zbulon detaje tronditëse për madhësinë e hetimit të tij.

A ka atentatorë të lirë të “Syrit të Popullit”?  A do të zgjerohet akuza me emra të rinj? Cili është profili i personave që drejtojnë këtë organizatë dhe cila parti qëndron prapa saj? Këto dhe detaje të tjera do të shpalosen në InDoks që transmetohet në RTV Dukagjini.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta Online Insajderi. /Insajderi.com

Këtu gjeni videon e plotë të dokumentarit:

https://video.gjirafa.com/insajderi?video=indoks-patriote-te-cmendur-pjesa-e-pare