fbpx

‘Sytë e mi kishin lot’, Rita Ora rrëfen momentin prekes gjatë vizitës në Kosovë

‘Sytë e mi kishin lot’, Rita Ora rrëfen momentin prekes gjatë vizitës në Kosovë

Një javë më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, vizitoi Kosovën për kauzën e rëndësisme të UNICEF-it për të ndihmuar fëmijët  në nevojë.

Në profilin e saj në Instagram, Rita ka ndarë disa momente gjatë  vizitës së saj dhe ka treguar se është  përlotor  teksa i ka dhuruar ndihma dhe lodra fëmijëve të  vegjël që ka takuar.

“Jam akoma duke menduar për javët e kaluara kur vizitova vendlindjen time Kosovën, dhe sesa e pabesueshme ishte të ndihmoja fëmijët , në bashkëpunim me Unicef. Ti japësh atyre shpresë dhe besim dhe dikë që të kontrollojë shëndetin e fëmijëve është kaq komode. Unë gjithashtu desha t’i jepja fëmijëve  edhe disa lodra  dhe nuk mun t’jua them dot sesa të lumtur ishin, në sytë  e mi kishte lot, pasi  i shihja buzëqeshja në fytyrat e tyre. Si një ambasadore e Kosovës, është detyra ime  të sigurohem që të bëjmë  gjithçka me organizata si Unicef që punojnë shumë për sigurinë  e jetës së fëmijëve. Me ndihmën tuaj ne mund të bëjmë shumë më shumë në të gjithë  botën  për të mbështëtur të ardhmen. Faleminderit!”-shkruan Rita në një postim.