‘Ta marrin për dobësi’, modelja shqiptare s’mban dot lotët para kamerës

‘Ta marrin për dobësi’, modelja shqiptare s’mban dot lotët para kamerës

Modelja e njohur Niki Delijorgji, e cila këtë verë do të lançojë këngën e saj të parë si pjesë e labelit “OTR”, ka ndarë së fundmi me ndjekësit në Instagram një moment dobësie.

“Po tregoja disa gjëra në kamera dhe vendosa të postoja një pjesë të tyre (edhe pse një pjesë e imja më thoshte: “jo!”) Në shoqërinë tonë, të qash e marrin për dobësi. E qara është një mënyrë e fuqishme për të nxjerrë jashtë vetes çfarë s’të shërben më. Gjithkush është i lumtur në Instagram duke jetuar jetën e tyre më të mirë. Njerëzit bien në dep.resion sepse vazhdimisht e krahasojnë jetën e tyre me një iluzion. Të gjithë përjetojmë lumturi dhe d.himbje. Lejo të të shohin. Je i bukur kur pre.kesh.”- shkruan modelja krahas postimit, të cilin e pason me një video ku nuk mban dot lotët.

“Ndiqni zemrën. Mendja do t’ju japë njëmijë arsye pse s’duhet ta bësh diçka por, nëse zemra të thotë ta bësh, thjesht bëje.”- thotë Niki mes lotësh.