Tabela grafike tregon klubet me më së shumti gola në histori të CL

Tabela grafike tregon klubet me më së shumti gola në histori të CL

Champions League është një prej kompeticioneve më prestigjioze në futboll.

Edhe pse shumica do të thonë se Kupa e Botës është titulli më i vlefshëm në futboll, shumë lojtarë evropianë e kanë favorizuar suksesin me klubin në këtë kompeticion, para lavdisë me Kombëtaren, transmeton Insporti.

Real Madridi ka qenë dukshëm klubi më i suksesshëm në Champions League, me 13 tituj të fituar, gati dyfish më shumë se rivali më i përafërt, Milani me shtatë.

TOPSHOT-FBL-EUR-C1-REAL MADRID

Tani është publikuar një video grafike që tregon klubet që kanë shënuar më së shumti gola në Champions League, në më shumë se 50 vitet e fundit.

Nuk është aspak befasi fakti që Real Madridi prinë dukshëm në këtë aspekt, pasi ka fituar trofeun në pesë edicionet e para të kompeticionit dhe mbanë avantazhin edhe sot.

Sidoqoftë, renditja e klubeve si Barcelona, Bayern Munichu, Ajaxi dhe Manchester Unitedi e bëjnë videon më interesante.

Shikoni më poshtë. /Insporti.com/