Tadiq mbi adresimin e Vuçiqit në gjuhën kineze: Ky është një pikëllim i madh për Serbinë

Ish presidenti i Serbisë dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate të Serbisë Boris Tadiq ka vlerësuar si një pikëllim të madh për Serbinë adresimin e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në gjuhën kineze kur ka konfirmuar vizitën e tij në Kinë.

Tadiq mbi adresimin e Vuçiqit në gjuhën kineze: Ky është një pikëllim i madh për Serbinë

Tadiq për gazetën serbe “Danas” ka theksuar se “problemi është në atë se ky është problemi më i vogël për Vuçiqin, çoftë se bëhet fjalë për atë se ai vërtetë mendon se kjo është normale, apo ai me qëllim po na bënë budallenj, duke dëshiruar që me një shfaqje të re t’i mbulojë gjithë këto afera të pushtetit të tij të cilat e kanë djegur Serbinë”.

“Sot më askush nuk mund të parashikojë rezultatin e fundit të këtyre marrëzirave”, ka thënë Tadiq.

Presidenti i Serbisë ka konfirmuar vizitën e tij në Kinë në një video xhirim të publikuar në Instagram në të cilin flet në gjuhën kineze.

“Në këtë mënyrë dua ta konfirmoj vizitën në Kinë në prill, si dhe kënaqësinë dhe gëzimin që presidenti Xi do ta vizitojë Serbinë kah fundi i vitit të ardhshëm. Dua ta falënderoj presidentin Xi në udhëheqjen e tij, si dhe popullin kinez për miqësinë dhe për vizita gjithnjë e më të shpeshta që po i bëjnë Serbisë. Kina është një prej partnereve tanë në të mëdhenj dhe do të bëjmë gjithçka që të ndiheni si në shtëpinë tuaj”, pretendohet në ueb faqen Ardhmëria e Serbisë me videon e Vuçiqit i cili flet kinezisht./Insajderi.com.