Tahiri: Ata që nuk u pajtuan me marrëveshjen e Rambujesë ishin në anën e gabuar

Tahiri: Ata që nuk u pajtuan me marrëveshjen e Rambujesë ishin në anën e gabuar

Edita Tahiri e cila ishte pjesë e marrëveshjes së Rambujesë, ka deklaruar të mërkurën se “ata që e nënshkruan janë krenar, ndërsa ata që refuzuan ishin në anën e gabuar”.

Mos-nënshkrimi i asaj marrëveshje nga Sllobodan Millosheviç, bëri që të fillojnë bombardimet e NATOS-s me 24 mars 1999, pasi Serbia po vazhdonte me krime kundër njerëzimit.

“Marrëveshja e Rambujesë solli intervenimin ushtarak të SHBA dhe NATO kundër Serbise- ne që e realizuam jemi krenar, ata pak qe ishin kundër ishin ne anën e gabuar”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Me atë marrëveshje nuk u pajtua zyra e UÇK-së në Prishtinë që drejtohej nga Adem Demaçi – pjesë e asaj zyre ishe edhe Albin Kurti, tash kryeministër i Kosovës.

Kundërshtarët politikë shpesh e kanë akuzuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje për pozicionimin e tij kundër marrëveshjes së Rambujesë. /Insajderi.com