Partia Demokratike përmes kryetarit Lulzim Basha reagon sërish në lidhje me arrestimin e biznesmenit Orest Sota dhe gjetjen e 2 patentave të Saimir Tahirit në makinën e tij.
Basha shkruan se edhe 800 mijë eurot e gjetura në makinë i përkasin ish- ministrit të Brendshëm
Reagimi
Burime të sigurta informojnë se:
“ 1. E gjithë shuma prej 800 mijë euro është e Sajmir Tahirit, ashtu si dy patentat për drejtim mjetesh lundrimi të tonazhit 20 deri 100 ton.
- Njëri prej këtyre mjeteve lundruese u zhvendos nga porti i Durrësit me 19 tetor, dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve.
- Orest Sota ka mohuar njohjen me Tahirin ndërkohë që rezulton se me këtë makinë kanë lëvizur disa herë jashtë shtetit bashkë.
- Me urdhër të Çakos dhe Fatmir Xhafës dhe me porosi të Edi Ramës është fshehur nga njoftimi paraprak i policisë, shuma e parave dhe kapja e dy lejeve të drejtimit për mjete lundruese 20 dhe 100 ton, në emër të Sajmir Tahirit.”