Tahiri do të kandidojë edhe për një mandat në krye të Vushtrrisë

Tahiri do të kandidojë edhe për një mandat në krye të Vushtrrisë

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, synon edhe një mandat në krye të komunës, njofton Insajderi.

Ai tha se projekti i nxjerrjes së ekonomisë lokale nga kriza e shkaktuar si rezultat i pandemisë, duhet të vazhdojë..

Madje është optimist që do të ketë sukses në zgjedhjet që mbahen në vjeshtën e këtij viti.

“Të gjitha matjet në Vushtrri në opinionin publik tregojnë se knaqshmëria është e lartë”, tha ai në T7, të enjten.

Lëvizja Vetëvendosje arriti që në zgjedhjet e 14 shkurtit të fitojë mbi 60 përqind të votave në Komunën e Vushtrrisë. /Insajderi.com