Tahiri e quan deklaratë politike programin e Qeverisë Kurti

Tahiri e quan deklaratë politike programin e Qeverisë Kurti

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë̈ e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti është dorëzuar dhe e ka pranuar se nuk do të mund t’i përgjigjet pritjeve dhe synimeve të qytetarëve të cilët i dhanë besimin, njofton Insajderi.

Ai në profilin e tij në Fcaebook ka thënë se “programit me x-a, t’i bihet X! Pas një vështrimi fillestar të Programit të vonuar të Qeverisë, na është bërë e qartë që Qeveria Kurti është dorëzuar”.

Tutjue ai ka shtuar se Kurti e ka pranuar hapur se nuk do të mund t’i përgjigjet pritjeve dhe synimeve të qytetarëve të cilët i dhanë̈ besimin.

Tahiri në fund ka shtuar se cilido që ka eksperiencë në qeverisje dhe planifikim, ajo çfarë mund të konstatojmë është kjo: Qeveria po na e ‘shet’ një Deklaratë Politike, si Program Qeveritar”.

Më tej Tahiri tha se ky nuk është program, është hajgare dhe dështim./Insajderi.com