Tahiri i reagon Kurtit: Veriu nuk mbrohet nga zyrat e Qeverisë

Tahiri i reagon Kurtit: Veriu nuk mbrohet nga zyrat e Qeverisë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, po drejton kritika ndaj kryeministrit në Detyrë, Albin Kurti. Ajo po i thotë se Veriu i vendit nuk mbrohet me fjalë, por me vepra

Përmes një statusi në Facebook, Tahiri ka shkruar se Veriu nuk mbrohet me fjalë nga zyrat e qeverisë, siç po bën Kurti, por duhet shkuar atje.

“Veriu nuk mbrohet me fjale nga zyrat e qeverise si po bene Kurti. Duhet shkuar atje. Ne kohen tone te qeverisjes e mbrojtem me vepra, e integruam, shtrijme sovranitetin e Kosoves, shkuam atje, vendosem kufirin, kaluam uren e Ibrit, hoqem strukturat paralele serbe, etj”, ka shkruar Tahiri./Insajderi.com