Tahiri i reagon Vuçiqit: Duket se të mungojnë bombardimet e NATO-s

Tahiri i reagon Vuçiqit: Duket se të mungojnë bombardimet e NATO-s

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka reaguar ashpër ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit, i cili mbrëmjen e së enjtës ka publikuar një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin serb në të, përcjell Insajderi.

Këtë veprim të Vuçiqit ajo e ka cilësuar si provokim, teksa ka shtuar se një gjë të tillë ai e ka bërë edhe më herët gjatë procesit të dialogut.

“Aleksandar Vuçiq vjen me provokime të reja kundër Kosovës, duke treguar bindjen e tij hegjemonike. Njëherë në Bruksel ai kishte provokuar në mënyrë të njëjtë.

I isha përgjigjur duke i thënë, ‘duket se të mungojnë bombardimet e NATO-s’. I them sërish njëjtë”, ka shkruar Tahiri në Twitter./Insajderi.com