Tahiri: Ishte mosvazhdimi i dhënies së 30 eurove për pensionistët

Tahiri: Ishte mosvazhdimi i dhënies së 30 eurove për pensionistët

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se ndërprerja e shtesave për pensionistët ishte gabim.

Sipas Tahirit më të atakuarit nga pandemia COVID-19 janë pensionistët, punëtorët shëndetësorë si dhe policia.

“Një vendim i tillë duhet të rishikohet, mirë që nuk ua zbrite krejt por kjo çështje është dashtë të mos bëhet si betejë politike por si angazhim i gjithë qytetarëve për shëndetin e këtyre kategorive dhe duhet të shihet si angazhim i jonë deri të paktën kur Kosova të arrijë të vaksinojë 50% të popullatës e sidomos moshat e shtyra”, tha Tahiri.

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur interpelancë ndaj ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit.

Pensionistët kishin marrë 30 euro shtesë për tre muajt e vitit të vitit 2021.

Por, pas përfundimit të kësaj mase, Qeveria e Kosovës e kishte vazhduar këtë skemë – me 10 euro më shumë. /Insajderi.com