Tahiri kërkon nga AKKV-ja të veprojë në adresimin e regjistrimit të tokës së qytetarëve

Tahiri kërkon nga AKKV-ja të veprojë në adresimin e regjistrimit të tokës së qytetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka bërë kërkesë tek Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, për të vepruar në adresimin për çështjet e regjistrimit të tokës së qytetarëve, njofton Insajderi.

Tahiri e ka bërë kërkesën në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion që u mbajt më 5 maj.

“Lufta kundër informalitet, përkthimi i tokave dhe përcaktimi i titullarit, jo vetëm që zgjidhin shumë probleme në familjet e Kosovës, mirëpo edhe e stimulojnë zhvillimin ekonomik-lokal në komuna. Përkthimi i tokave e ndihmon ekonominë dhe është në funksion të regjenerimit të ekonomisë komunale”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai po ashtu nga agjencioni ka kërkuar që njëri nga objektivat kryesore për vitin 2021 të jetë zjedhja e çështjes së përkthimit të pronave nga ana e qytetarëve të Kosovës që parashihet edhe me Strategjinë Kombëtare të Pronës.

“Sipas raportit, vetëm në vitin e fundit kemi 614 kërkesa nga ana e qytetarëve në zyrat kadastrale të komunave për përkthim të pronës. Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në vitin 2021 duhet po ashtu të rrisë bashkëpunimin me komunat e Republikës së Kosovës për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me pronën”, ka shkruar tutje Tahiri.

Ai ka pohuar se në këtë mbledhje është diskutuar për temat që ndërlidhen me Vettingun.

“Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsion, po ashtu adresuam tema të tjera që ndërlidhen me Vettingun dhe pika tjera që janë në agjendën e këtij komisioni”, ka përfunduar Tahiri. /Insajderi.com