Tahiri: Kusari-Lila nuk merret seriozisht kur flet kundër Hotit, pasi kërkoi vazhdimisht votë për të

Tahiri: Kusari-Lila nuk merret seriozisht kur flet kundër Hotit, pasi kërkoi vazhdimisht votë për të

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka replikuar me deputeten e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila kishte ka shprehur kritika për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria e Avdullah Hotit, ndërsa akuzat i kishte edhe për Partinë Demokratike të Kosovës, duke u referuar mos votimit të ligjit anti-COVID.

Deputeti i PDK-së, Abledard Tahiri, tha se nuk e merr seriozisht, Kusari-Lilan, kur ajo fletë për, Avdulla Hotin, pasi sipas tij, deputetja në fjalë kishte kërkuar vazhdimisht votën për Avdullah Hotin në vitin 2017 – në atë botë, Kusari Lila ishte në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Mimozën nuk e marrë seriozisht kur flet për Avdullah Hotin, në vitin 2017 ajo në çdo studio ka kërkuar votën për Hotin duke pretenduar se është kryeministër i mire”, tha Tahiri.

Kuvendi i Kosovës po diskuton për menaxhimin e pandemisë, në një kohë kur gjendja po konsiderohet të jetë jashtë kontrollit. /Insajderi.com/