Tahiri në Morinë: Bashkatdhetarët janë të liruar nga pagesat e policave të sigurimit

Tahiri në Morinë: Bashkatdhetarët janë të liruar nga pagesat e policave të sigurimit

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri sonte ka vizituar pikën kufitare në Morinë për të pritur diasporën shqiptare që po vjen për festat e fundvitit në Kosovë.

Ai me këtë rast ka njoftuar bashkudhëtarët tanë se janë të liruar nga pagesat e policave të sigurimit, pasi Qeveria ka vendosur për një gjë të tillë më herët, e cila do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor të këtij viti.

“Me këtë rast, sqarova edhe një herë se vendimi i Qeverisë i liron të gjithë bashkatdhetarët nga pagesa e policave të sigurimit. Gjithashtu, u informova nga mërgimtarët se pritjet në pikën kufitare janë minimale”, ka shkruar Tahiri në Facebook./Insajderi.com