Tahiri: Nëse Presidenti mandaton sërish Albin Kurtin, bënë shkelje kushtetuese

Tahiri: Nëse Presidenti mandaton sërish Albin Kurtin, bënë shkelje kushtetuese

Ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka shpjeguar opsionet që sipas tij i ka presidenti në dispozicion për qeverinë e re.

Tahiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Albin Kurti e ka konsumuar të drejtën e tij për kryeministër.

“Në këtë legjislaturë Kurti nuk mund të bëhet më kryeministër. Edhe Xhelali mund të nominohet apo kushdo tjetër nga Vetëvendosje por Kurti jo. Nëse Presidenti e mandaton Kurtin bën shkelje kushtetuese”.