Tahiri: Nga e premtja bëhemi me ushtri

Tahiri: Nga e premtja bëhemi me ushtri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri është shprehur optimist për themelimin e ushtrisë në fund të kësaj jave.

Tahiri tha se dita e premte është shumë e rëndësishme dhe se po këtë ditë do të bëhet ushtria.

“Padyshim që ushtria do të bëhet. Do të votohen ligjet  që ndërlidhën me transformimin e FSK-së dhe   dhënien e mandatit të ri”, tha ai në Klan Kosova.

“E premtja padyshim do të jetë një ditë ku qytetarët e Kosovës dhe shteti i Kosovës nga ajo ditë do ta ketë ushtrinë e vet”, shtoi ai.