Tahiri pas miratimit të vendimit : Të porsalindurit nuk kanë parti

Tahiri pas miratimit të vendimit : Të porsalindurit nuk kanë parti

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është shprehur i lumtur që Kuvendi Komunal i ka dhënë dritën jeshile propozimit të tij për të mbështetur të porsalindurit me pako në shumë prej 120 eurosh.

“Jam i lumtur që Kuvendi i Komunës ka aprovuar propozimin tim për mbështetjen e familjeve me fëmijë të porsalindur. Ky është lajm i mirë për të gjitha familjet e reja në qytetin tonë. Falënderoj asambleistët për votimin e këtij propozimi”,  ka shkruar Tahiri.

Ai në rrjetin social ‘Facebook’ ka  humbuar edhe partitë e tjera, përfshirë partnerin e koalicionit për “rrahagjokësi” e marrje meritash për këtë vendim.

“Në këto raste kaq të rëndësishme për qytetarin, konsideroj që rrahagjokset partiake të cilitdo për ndonjë votë, përfshirë partnerin e koalicionit, janë të panevojshme sepse Komuna është e qytetarit, jo e partisë politike”,  ka shkruar tutje ai.

“Jam i përkushtuar dhe jam zotuar që të punoj për të gjithë qytetarët pa dallim partie politike, fundja të porsalindurit nuk kanë parti, por kanë shtet e qytet”, ka shtuar ai.