Tahiri për Kurtin: Për komplekset e tij politike është në gjendje që heronjtë tanë t’i shndërrojë në kriminelë

Tahiri për Kurtin: Për komplekset e tij politike është në gjendje që heronjtë tanë t’i shndërrojë në kriminelë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se Albin Kurti “për kompekset e tij politike është në gjendje që heronjtë tanë t’i shndërrojë në kriminelë potencialë”.

Kjo deklaratë e Tahirit erdhi pasi kryeministri i Kosovës, ka thënë të martën në Bruksel se “në institucionet e Ballkanit Perëndimor ka kriminelë të luftës”.

“Historinë e rrejshme që Serbia po përpiqet ta instalojë si të vërtetë bashkë me argatët e saj, Kurti mbrëmë e legjitimoi si të tillë, duke mos guxuar ta thotë hapur se krime ka bërë Serbia dhe kriminelët gjenden në Serbi, e jo në Ballkanin Perëndimor si tërësi”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Sipas deputeti të PDK-së, Kurti duhet të jetë më specifik.

“Ai sot duhet të tregojë me emër e mbiemër, kush qenkan kriminelët e luftës në mesin tonë, që i dashka jashtë institucioneve”, ka thënë ai. /Insajderi.com