Drejtësi në paga

Tahiri për vendimin e Kushtetueses për Ligjin e Punës: Nuk kemi qëndruar duarkryq – do sjellim drejtësi

“Nuk ka shansa teorike me i kënaqë të gjitha sindikatat".

Tahiri për vendimin e Kushtetueses për Ligjin e Punës: Nuk kemi qëndruar duarkryq – do sjellim drejtësi

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, ka mbajtur konferencë për media pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta shpallur anti-kushtetues Ligjin për Paga, që parashihte rritje për disa sektorë të shërbimit publik.

Tahiri, që vetë e kishte punuar këtë ligj, në konferencë për media ka thënë se meqë Gjykata veç ka njoftuar e ende nuk ekziston një vendim, kanë qenë të kushtëzuar pak nga kjo, megjithatë nuk është se kanë qëndruar kot në pritje, njofton Insajderi.

“Nuk kem vendim të prerë ende nga Gjykata Kushtetuese, por ne nuk kemi qëndruar duarkryq dhe kemi bërë analizë. Javën e kaluar kemi thënë që nga e hëna do të nisim punën në këtë temë”, ka deklaruar Tahiri.

“Ne, me ta marrë vendimin e Gjykatës menjëherë do ta bëjmë publike grupin punues tek ministria që do të merret me ketë temë”.

Tahiri ka thënë se është i vetëdijshëm se nuk mund të mbetën të kënaqur të gjithë nga ligji për pagat, megjithatë synim është drejtësia.

“Nuk ka shansa teorike me i kënaqë të gjitha sindikatat, por ne duhet të synojmë të sjellim drejtësi”.