Tahiri pretendon se Kusari-Lila i ofendoi

Tahiri pretendon se Kusari-Lila i ofendoi

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila “i ka ofenduar”.

Për këtë arsye ai tha se bashkë më nënkryetarin e Kuvendit, Bedri Hamza, ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.

“Paaftësia e tyre me ec për zhvillim po i shtynë ata me ndal temat e partive opozitare. Ritëm shumë i dobët dhe i ngathët po ndodhë në vendin tonë që tregon paaftësi të ministrit dhe kryeministrit”, tha Tahiri.

Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme ku Qeveria ka paraqitur planin qeverisës 2021/2025. /Insajderi.com