Tahiri: Programi i Qeverisë – listë e përsëritur, pa risi e logjikë

Tahiri: Programi i Qeverisë – listë e përsëritur, pa risi e logjikë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar programin e Qeverisë Kurti II, i cili u prezantua nga kryeministri Albin Kurti në seancën plenare të së hënës në Kuvend, njofton Insajderi.

Sipas Tahirit, ky program është “listë e përsëritur, pa asnjë rëndësi dhe logjikë”.

Madje, ai i tha kryeministrit Kurti se as ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk e ka marrë seriozisht.

“Kryeministër është normale që kritikat vijnë nga e ardhmja pasi që programi duhet të jetë pasqyrë se si shihet zhvillimi në katër vjetët e ardhshme. Nuk po e shohim si do të zhvillohet ekonomia jonë në këtë fazë. Çfarë modeli i zhvillimit ekonomik na pret kryeministër? Një vizion i tillë në këtë program nuk ekziston. Programi po del të jetë një listë e përsëritur kurrfarë risie, kurrfarë logjike”, theksoi deputeti i PDK-së.

Sa i përket gjendjes me pandeminë dhe procesin e vaksinave, Tahiri potencoi se “Qeveria i sheh me prioritet donacionet e pastaj angazhimet për blerje te vaksinave”./Insajderi.com