Tahiri: Rregullorja e Kuvendit të shtyhet përpara dhe të ketë një afat kohor në këtë proces

Tahiri: Rregullorja e Kuvendit të shtyhet përpara dhe të ketë një afat kohor në këtë proces

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në mbledhjen e së hënës së 19 prillit të Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, ka kërkuar që rregullorja e Kuvendit të shtyhet përpara dhe të ketë një afat kohor në këtë proces, njofton Insajderi.

Ai ka theksuar se “nuk ka logjikë që Kuvendi i Kosovës të mos mund ta ndryshojë që nëntë vjet rregulloren”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

“Sugjerova që Rregulloja e Kuvendit të reflektojë kontekstin e Kosovës dhe argumentova se kjo rregullore duhet të lehtësojë punën e Kuvendit dhe jo të pengojë”, ka shkruar ai.

Po ashtu, theksoi se ai njëkohësisht ka mirëpritur dhe angazhimim e shoqërisë civile për kontributin që kishin dhënë me ndihmë profesionale. /Insajderi.com